Kumbaro: Syri i Kaltër është shpallur park natyror, nuk ka asnjë marrëveshje me Bashkinë e Korfuzit

E ftuar në News24, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, deklaroi se lajmet e dala në media se uji i Syrit të Kaltër do të kalojë në Korfuz janë të pavërteta, pasi këtij burimi i është status monument natyre.

Gjithashtu ajo tha se këtë vit, në këtë territor do të jetë i ndaluar plazhi.

“Jo vetëm që do të rrijë aty ku është me status monument natyre, dhe për këtë kemi bërë një zgjerim të territori 293 hektarë duke i dhënë statusin park natyror. Syri i Kaltër shpesh herë ishte në rrezik nga dyndja e tejskajshme e vizitorëve. Këtë vit do të jetë i ndalur plazhi në monument dhe qasja me makina do të jetë në një distancë 1.4 km larg. Pra kemi krijuar edhe shtigje rrotull tij për ata që duan të bëjnë shëtitje me këmbë. Çdo pretendim tjetër është fals”, tha Kumbaro.

Po ashtu Kumbaro hodhi poshtë deklatat e kryetarit të Bashkisë së Korfuzit, dhe tha se nuk ka një marrëveshje të tillë.

“Ministria e Turizmit ka bërë një deklaratë. Sa i përket deklaratës së kryetarit të bashkisë së Korfuzit, unë ju konfirmoj se nuk ka asnjë marrëveshje. Pra unë mund të them se çfarë bën Ministria e Mjedisit dhe Turizmit të shqipërisë, sa i përket deklaratave të personave të tretë, duhet të pyesni ata”, tha ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *