Kukësi nuk ia del as në miqësore, mposhtet nga Turbina e Devollit

Kukësi nuk ka mundur të fitojë as në ndeshje miqësore. Këtë herë është mposhtur nga skuadra e Turbinës, që drejtohet nga Bledar Devolli.

Cërrikasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe fatet e kësaj ndeshjeje u vendosën që në minutën e tetë.

Klaus Zani është autori i golit për Turbinës, ndërkohë që trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, ka shumë punë për të bërë me skuadrën e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *