Kujdes! Ky zakon ju bën të ndiheni të lodhur

Nëse e gjeni veten të përgjumur ndërsa jeni në zyrë, me siguri po pyesni veten se çfarë nuk shkon me nivelet tuaja të energjisë. Sipas komunitetit mjekësor, të qenit më aktiv nuk ka të bëjë me atë që hani apo pini, por me zakone specifike.

Zakoni më i keq në fakt, i cili ul në mënyrë dramatike nivelet tuaja të energjisë, është ngrënia e vaktit tuaj më të madh në fund të ditës. “Thënia për të ngrënë mëngjes si mbret, drekë si princ dhe darkë si i varfër bazohet në biologji. Qelizat në trupin tonë e metabolizojnë ushqimin ndryshe në varësi të kohës së ditës”.

Dr.Mary Valvano: “Të hamë të njëjtin vakt në orën 08:00 në vend të orës 18:00, mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e trupit tonë për ta përdorur atë për energji.” Kur hamë një vakt shumë vonë, kjo sipas ekspertit “shkatërron nivelet e sheqerit dhe gjithashtu aftësinë për të marrë sasitë optimale të energjisë nga vaktet që do të pasojnë të nesërmen”.

Kështu do të keni shumë më tepër energji nëse hani mirë në fillim të ditës dhe jo në fund.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *