“Ku e di Rama sa shitet domatja e mielli?”/ Ironia e Shehut: I di të gjitha! Kush është i varfër për të është budalla

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka analizuar paketën sociale, ku tha se Rama nuk ia ka idenë e çmimeve në treg, se sa shitet domatja apo mielli.

“Ku e di Rama se sa ka shkuar domatja? Ai s’ka shkuar kurrë të blejë, apo sa ka shkuar mielli?! Po ku i di ai!”, tha Soko.

Ndërkohë, në bisedë ndërhyri deputeti Dashamir Shehi, i cili ironizoi kur  se Rama i di të gjitha dhe se kush është i varfër, për të është budalla.

“I di të gjitha ose ndryshe i bie të jetë idiot se ka 10 vite kryeministër. I di dhe nuk i bie në mend thotë; ‘le të ngordhin këto fukarenj’. Kush është fukara është budalla për Ramën. Kjo është filozofia.”, tha Shehi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *