Kthehet përmbys furgoni në Qafën e Llogarasë, bllokohen të dyja akset e rrugës

Një furgon është kthyer përmbys pasditën e sotme në aksin rrugor Qafë Llogara.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur vetëm 1 person, si dhe se dëmet materiale janë të vogla.

Furgoni i përmbysur ka bllokuar të dyja akset e rrugës, duke krijuar trafik në atë zonë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen ndërkohë që po punohet për të zhbllokuar rrugën.

Policia së bashku me grupin e hetimit po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, si dhe po bëjnë të mundur lëvizjen e makinës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *