Kryenin mashtrime me qytetarët, procedohen penalisht dy persona në Korçë

Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë, pasi përmes mashtrimit kanë vjedhur para.

Shtetasit me iniciale E. T., 43-vjeç dhe I. Z., 51-vjeç akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se 1 herë. Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, në muajin maj 2022, i ka marrë një 24-vjeçari, një laptop, një aparat celular Iphone 13 Pro Max dhe 700 euro.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. Z., 51 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se 1 herë. Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një 49-vjeçari, shumën e parave 6000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *