Kryeministrja serbe viziton nesër Kosovën, Kurti: Të ketë kujdes me deklaratat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vizitën e homologes së tij serbe, Ana Brnabiç në Prishtinë.

Në një konferencë për mediat, Kurti tha kryeministrja duhet të jetë e kujdesshme me deklaratat e saj dhe mos të krijojë destabilitet.

“Pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishin për qëllim tensionimin dhe destabilizimin. Kemi nevojë të përqendrohemi te jeta më e mirë e qytetarëve. Unë besoj që Qeveria e Republikës së Kosovës me mua si kryeministër për këtë më pak se një vit e gjysmë ka bërë më shumë sesa çdo qeveri paraprake edhe sa i përket punësimit të personave nga komunitetet pakicë apo jo shumicë, por këtu e kemi një vështirësi, sepse punësimi ka shkuar shpesh sipas partive politike, jo sipas përkatësisë nacionale”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *