Kryeministrja daneze: S’kisha parë kurrë më parë një zyrë të tillë! Rama: Merkel më tha të njëjtën gjë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, të cilës i ka dhuruar dy shaje të punuar me dorë dhe një çantë.

Në bisedën e zhvilluar mes tyre, kryeministrja daneze shfaqi hapur pëlqimin për zyrën e kryeministrit Rama, që është kthyer në një ambient të mbushur me pikturat e tij.

Rama iu përgjigj duke thënë se të njëjtin reagim ka pasur edhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Frederiksen pyeti Ramën dhe për mënyrën se si pikturon dhe kryeministri ia shpjegoi.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Edi Rama: Le të vazhdojmë këtu… Ka disa krijues, arkitektë danezë që punojnë këtu

Mette Frederiksen: Në Tiranë?

Edi Rama: Kanë projekte në Tiranë, është Bjarke Angels, po bëjnë Teatrin e ri.

Mette Frederiksen: Ah, nuk e dija këtë…

Edi Rama: Dhe dikush tjetër me disa danezë të tjerë që ishin fansat tuaj. Është një studio Cebra, kanë fituar për ndërtimin e një kulle

Mette Frederiksen: Për apartamente?

Edi Rama: Apartamente e të ndryshme…Kjo është zyra ime, këtu punoj dhe pikturoj. Ndodh gjatë takimeve.

Mette Frederiksen: Pra, aktualisht ke dy zyra.

Edi Rama: Ju lutem

Mette Frederiksen: Pra, këto janë tuajat

Edi Rama: Po

Mette Frederiksen: Arrij t’i dalloj

Edi Rama: Kjo është për ju, është i punuar me dorë dhe së pari ky është një shall.

Mette Frederiksen: Është shumë i bukur, uau, shumë i bukur

Edi Rama: Dhe ky është një mozaik shumë i famshëm në Shqipërisë. Këtu keni dhe një shall tjetër dhe çantën Me këtë çantë mund të bësh pazar të dielave

Mette Frederiksen: S’kam parë kurrë zyrë të tillë, duhet të jetë e vetmja në botë.

Edi Rama: Merkel tha të njëjtën gjë

Mette Frederiksen: Të njëjtën gjë?

Edi Rama: Po

Mette Frederiksen: I pikturon aty drejtpërdrejtë?

Edi Rama: Jo, jo, përpunohen, priten dhe pastaj prodhohen.

Mette Frederiksen: E këndshme. Më pëlqejnë shumë vizatimet.

Edi Rama: E kam bërë këtë për dialogë të hapur, këtu është drejtoresha.

Drejtoresha: Përshëndetje…

Edi Rama: Kemi një kinema të vogël për studentët dhe grupet që vijnë të bëjnë diskutime e të shohin videot e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *