Kryeministri kanadez Trudeau fiton mandatin e tretë!

Kryeministri kanadez Justin Trudeau u rizgjodh për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare të së hënës. Por rezultatet paraprake tregojnë se nuk arriti objektivin e tij për të fituar 170 vendet e nevojshme për të formuar një qeveri me shumicë.

Partia Liberale e Kryeministrit Justin Trudeau do të formojë qeverinë e ardhshme të Kanadasë pas zgjedhjeve të përgjithshme të kontestuara fort kundër rivalit konservator Erin O’Toole.

“Ju po na dërgoni përsëri për të punuar me një mandat të qartë për të kaluar Kanadanë përmes kësaj pandemie dhe në ditët më të ndritshme përpara. Miqtë e mi, kjo është pikërisht ajo që ne jemi gati të bëjmë,” u tha Trudeau mbështetësve nga Montreal.

Trudeau ka qeverisur Kanadanë me pakicën e deputetëve në parlament për dy vitet e fundit. Muajin e kaluar, ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, dy vjet më herët se sa ishin planifikuar me shpresën për të formuar një qeveri shumice.

Partia Liberale e Trudeau duhej të fitonte 170 vende nga 338 vende në parlament për të formuar një qeveri shumice. Ai pas shpalljes së rezultateve u shpreh se votuesit po e dërgonin qeverinë “përsëri në punë me një mandat të qartë për të ndihmuar Kanadanë të kalojë përmes kësaj pandemie”.

Kryeministri kanadez ka shërbyer si kryeministër që nga viti 2015.

/Burimi: CNN/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *