Kryebashkiaku i Mallakastrës i drejtohet Gjykatës së Posaçme, çfarë kërkoi

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, iu është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Posaçme për pezullimin e ekzekutimit të dënimit me 40 orë punë në interes të publikut. Ai ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit deri në dhënien e një vendimi të formës së prerë edhe nga Apeli i Posaçëm.

Kërkesa e Ismailajt për pezullim të dënimit do shqyrtohet më datë 28 shkurt, nga gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri.

Ismailaj u shpall fajtor për akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit pasi nuk deklaroi një dënim të marrë në Greqi. Por ai ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i kryebashkiakut, ndërsa vendimin e cilësoi të pa drejtë.

Prokurori Adnand Xholi kërkoi që dënimi me burg të pezullohet dhe të konvertohet në 150 orë pune në shërbim të komunitetit. Në fund gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg, por këtë dënim e konvertoi në 40 orë punë në shërbim të publikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *