Kriza energjetike, zv.ministri Bejtja: Qytetarët mos të tregohen kokëfortë, të përdorin burime të tjera energjie për konsum

Zv.ministri i Energjisë Ilir Bejtja ka reaguar në lidhje me krizën energjetike që po përballet rajon e bota.

Betja u bën apel qytetarëve që mos ta shpërdorojnë energjinë elektrike, pasi çmimi në bursat ndërkombëtare vijon të mbetet i lartë.

Sakaq shton se qeveria ka hartuar një paketë e cila do fillojë të zbatohet menjëherë sapo të miratohet.

Mendoj që menjëherë pas miratimit të tij nga qeveria ai do të bëhet i zbatueshëm. Jemi në kushtet e një emergjence dhe do të futet menjëherë në zbatim. Masat janë disa, janë të lidhura kryesisht me thirrjen dhe me masa të marra për edukimin e konsumatorëve që të kursejnë energjinë, ta përdorin atë në mënyrë eficente, të përdorin burime të tjera primare energjie për konsum, jo vetëm energjinë elektrike, të jenë eficentë në ndërtimet e tyre të cilën ne do ta kemi në fokus dhe nëpërmjet Agjencisë së Licencës së Energjisë, si dhe masa që lidhen me pjesën tonë të brendshme, vazhdimi i programit për uljen e humbjes së energjisë në rrjet, vazhdimi i programeve për luftimin e abuzimeve të konsumit të energjisë në rrjet nga konsumatorë të ndryshëm, qofshin këto familjarë ose jo, ashtu si edhe shtimin e prodhimit të burimeve të energjisë .Shpresojmë të kemi mirëkuptimin e qytetarëve, mos jemi në atë kokëfortësinë s’ka problem se e paguajmë. Se fakti është që të gjithë e paguajnë me 9.5 lekë, ndërkohë që ne e blejmë diku në kufijtë e 92 Lekëve. Pra 10 herë më shumë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *