Krishtlindjet e para pa Mbretëreshën Elizabeth II, Mbreti Charles dhe Camilla festojnë në Sandringham

Mbreti Charles po merr pjesë për herë të parë si monark në një shërbim kishtar të Krishtlindjeve në Sandringham. Mbreti i Anglisë bashkë më bashkëshorten dhe familjarët e tyre janë duke festuar drekën e Krishtlindjeve, i cili është i pari pa Mbretëreshën Elizabeth II.

Ata përshëndetën me dorë turmat që ishin mbledhur jashtë kishës së Shën Marisë Magdalena përpara shërbesës. Kjo është hera e parë që anëtarët e familjes mbretërore kanë kaluar Krishtlindjet në Sandringham House që nga viti 2019.

Pas vizitës së tyre në Kishën e Shën Maria Magdalenës, njerëzit u bashkuan duke shpresuar që të shohin familjen mbretërore.

Shtëpia Sandringham, ku po kalohen Krishtlindjet ka qenë shtëpia private e monarkëve britanikë për më shumë se 160 vjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *