Krim makabër në Kosovë, burri vret bashkëshorten shtatzënë përpara Maternitetit

Një  ngjarje shumë e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë ne oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Prishtinës.

Raportohet se autoritetet përkatëse kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet paraprake. Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës rreth 35 vjeçare.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *