Kreu i ri i SPAK/ Kandidati Xholi: Duhet t’i përshtatemi teknologjisë; blejmë aparate përgjuese

Adnan Xholi ka prezantuar përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij. Në garën për kreun e ri të SPAK, prokurori i cili ka mbajtur disa funksione drejtuese pranë organit të akuzës, theksoi nevojën për hetime më cilësore dhe që kryhen në një kohë më të shkurtër.

Nisur edhe nga problemet e fundit që vendi ynë ka hasur me vjedhjen e të dhënave, Xholi e përqëndroi një pjesë të madhe të programit të tij pikërisht në luftën kundër krimit kibernetik.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi se menaxhimi i çështjeve në prokurori për momentin kryhet me anë të programit “Exel”, prandaj është i nevojshëm implementimi i një sistemi. Kjo është edhe arsyeja që sipas tij është i pamundur përpunimi dhe raportimi i tyre në kohë reale kur kërkohet nga ndërkombëtarët. Blerja e disa programeve specifike që bëjnë të mundur përgjimin e telefonave ishte një nga pikat e programit të prokurorit Xholi.

Përsa i përket shortit më anë të të cilit shprëndahen sot rastet në Prokurori ai paraqiti nevojën për ta zhvilluar atë në mënyrë elektronike.

“Në lidhje me shpërndarjen transparente… edhe sot bëhet me short por sot është manual, por për publikun do duhej të ishte elektronik që të mos jetë i manipulueshëm. Nga ne nuk ka asnjë problem edhe manual.”– u shpreh Xholi.

Prokurori paraqiti pranë anëtarëve të KLP idenë e shtimit të ekspertëve financiarë dhe të ekspertëve të fushave të tjera pranë Prokurorisë së Posaçme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *