Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale në vend do të marrin pjesë 94 subjekte politike. Gazeta Ekspress shkruan se sipas KQZ-së 32 prej tyre janë parti politike, një koalicion, 35 iniciative qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ndërkohë që nga ta vetëm 165 do jenë kandidatë për kryetarë komunash.
“Komisioni do të shqyrtojë këto materiale për të bërë certifikimin e kandidatëve më tutje”, ka thënë Elezi.
KQZ-ja ka kohë në dispozicion për vendim për certifikimin e kandidatëve dhe subjekte politike deri më 1 shtator. Ndërsa zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 17 tetor.
/Priza.al/