KPK konfirmohon në detyrë qjyqtaren, Esmerilda Habili

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli këtë të Martën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Esmerilda Habili.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen.

Gjatë seancës dëgjimore më 7 prill, Habili u përball pa probleme me Komisionin.

Esmerilda Habili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Vlorës.

Në vitin 2020 ajo u komandua në njësinë e vlerësimit profesional dhe etik të gjyqtarëve në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *