Kosova pjesë e Serbisë/ Rama indiferent ndaj hartës, Berisha: S’është hera e parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me hartën e Kosovës në një aktivitet të rëndësishëm kur merrte pjesë edhe kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se Rama e ka postuar gjithashtu që një hartë të tillë edhe në vitin 2019.

“Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por me 19 nëntor të vitit 2019 postonte në facebook të tij këtë hartë!,”-shkruan Berisha.

Kujotjmë që pak ditë më parë në Tiranë është mbajtur Konventa Ndërkombëtare e Turizmit bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, por një hartë e shfaqur gjatë aktivitetit ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të opinionit publik.

Në sfond shfaqet një hartë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, ku në të Kosova është pjesë e Serbisë, megjithëse është një shtet i pavarur nga Serbia prej vitit 2008.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *