Korçë/ Lojëra fati në lokal, procedohen dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë, pasi ushtronin lojëra fati në lokal.

Shtetasit me iniciale Dh. J., 27 vjeç dhe T. B., 40 vjeç akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i policisë:

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Dh. J., 27 vjeç dhe T. B., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, në lokalet e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga një aparat celular, të cilët dyshohet se këta shtetas i përdornin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *