Korçë/ Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në mënyrë të parrgullt.

Uniformat blu raportojnë se Xh. P., 26 vjeç është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt, Policia Rrugore vë në pranga 4 drejtues mjetesh.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme dhe punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Xh. P., 26 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur.

– K. A., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, në Korçë, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

– R. H., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Gani Butka”, në Pogradec, u kap duke drejtuar, automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.

– L. M., 56 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, u kap duke drejtuar, motomjetin tip “Yamaha”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *