Kongresi i PS, Balliu: Rama thotë futuni ju në burg që të shpëtoj unë

Kongresi i sotëm i Partisë Socialiste është drejt fundit. I nisur nga prej orën 09:30 me 5 panale të ndara në shesh si kurrë më parë, një nga momentet kryesore ishte padyshim fjala e Ramës.

Edi Rama gjatë fjalimit të tij që zgjati më shumë se një orë e gjysëm, analizojë shumë çështje aktuale të vendit, ndër to ishin edhe arrestimet e figurave të rëndësishëm të PS, për të cilat Rama tha se nuk mban asnjë përgjegjësi.

Nëpërmjet një postimi  në “Facebook” Klevis Balliu, anëtar i Grupit të Rithemelimit shkruan se Rama thotë futuni ju në bug të shpëtoj unë.

Postimi i plotë:

Kongresi; futuni ju në burg që të shpëtoj unë

Rama sot në Kongres me tone kërcënuese ndaj shërbëtorëve të tij kërkonte të tregonte që; unë jam SPAK-u e SPAK-u jam unë.

Të gjithë dëgjuam sot Edi Ramën duke folur për Edi Ramën për të mbrojtur Edi Ramën nga vjedhjet e Edi Ramës. 

Çdo vjedhje, çdo gram kanabis, kokainë apo heroinë, çdo koncesion, çdo tender, çdo PPP dhe mbi të gjitha çdo incenerator nuk mund të ekzistonte pa Edi Ramën.

E në fakt check up, kanabizimi i vendit, inceneratorët, Unaza etj erdhën në jetë ditën që Edi Rama erdhi në pushtet.

Ai është arkitekti, truri, ekzekutuesi dhe përfituesi direkt i aferave mafioze dhe korruptive në Shqipëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *