Konferenca e KQZ dhe OSBE, Celibashi:  Duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë

Këtë të martë është duke u mbajtur Konferenca e Kombëtare e nga KQZ dhe OSBE.

Gjatë fjalës së tij  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se politika ka ndikuar në mosvotimin nga jashtë dhe se palët kanë treguar pasiguri.

“Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse cdo here nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim për realizimin e këtij procesi, pasi të gjithë faktorët relevant, politik dhe institucionalë të kenë kontributet e tyre në këtë proces.  KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces. Partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, institucione dhe organizata partnere ndërkombëtare, janë të ftuara për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë.

Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën e draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshi këtu edhe partitë politike.Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen. Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu. Ne do të duhet të dakortësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *