Kombëtarja: Kemi thyer rekorde, nuk i prisnim këto rezultate!

Futbollistët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Myrto Uzuni, Federik Veseli e Elhan Kastrati ishin të ftuarit e rradhës në podcasting e kryeministrit Edi Rama mëngjesin e sotëm. Legjionarët kuqezi zhvilluar një bashkëbisedim me kreun e qeverisë për suksesin e Shqipërisë drejt kualifikimit në Euro 2024.

Uzuni: I kam lënë golat për Europianin. Ndaj Ishujve Faroe ishte pak e vështirë sepse ata mbroheshim me shumë forca. Me ekipet që janë më të forta në letër luajmë një lojë më të hapur dhe me ekipe e dobta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë t’u shënosh.

Hysaj: Kemi thyer rekorde, as ne nuk e prisnim që do të ishim në vend të parë me këtë grup. Jemi të gjithë këtu, kemi treguar që kemi forca të madhe dhe jemi të vetëdijshëm që mund të marrim akoma më shumë.

Mitaj: Kam bërë gabime me Ishujt Faroe, por besoj se 1 herë në 5 ndeshje edhe falet (Qesh). Kam qenë pak i papërqëndruar, e kisha mendjen te festa.

Gjimshiti: Veseli është më i vjetri në ekip, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-tës me Kombëtaren, isha në eliminator, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër dhe ishte e vështirë pasi po bëja kalimin nga Zurich tek Atalanda. Nuk pata shumë ndeshje, luajta vetëm 3 herë në 6 muaj. Trajneri De Biasi vendosi atëherë që nuk isha në formë dhe nuk më mori, e pranova. Puna vazhdon dhe ecën përpara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *