Me ekipin momental dhe mënyrën si janë duke zhvilluar ndeshjet, gjasat që Barcelona të fitojë trofe këtë edicion janë vërtet të ulëta. Sidoqoftë, Iniesta mendon se Xavi është gati ta zëvendësojë Koemanin në stolin e Barcelonës.

Në një intervistë për “Goal.com”, Iniesta e imagjinon shpejt Xavin në stolin e Barcelonës. Sipas tij, Xavi tani është përgatitur dhe i stërvitur që të jetë i Barcelonës. Aktualisht Xavi po drejton skuadrën e Al Saad në Katar, të cilën e shpalli kampion në sezonin e kaluar.

Ish-mesfushori i Bacelonës u kalua edhe një vit më parë për të marrë drejtimin e ekipit blaugrana, por atëherë deklaroi se nuk ishte gati, ndërsa duket se tani ka ardhur momenti i duhur.

/Priza.al/