Klosi nuk gjen qetësi nga tërmetet, reagon Rrjeti Kombëtar i Monitorimit Sizmik

Qyteti i Klosit nuk ka gjetur qetësi mbrëmjen e djeshme nga tërmetet të cilat kanë ‘shkundur’ vendin.

Në një njoftim zyrtar, Rrjeti Kombëtar i Monitorimit Sizmik bën me dije se nga dje në jug të qytetit të Klosit ka patur tërmete me magnitudë 3.6 ballë duke vijuar me lëkundje të njëpasnjëshme deri mesditën e sotme.

Gjithashtu, qendra njofton se është në gatishmëri për monitorimin e aktivitetit dhe raportimin e tij pranë institucioneve të emergjencave civile.

Njoftim mbi aktivitetin sizmik në Klos, Janar 2023

Nga dita e djeshme më 13/01/2023, në jug të qytetit të Klosit ka nisur një aktivitet sizmik me kulmin në ngjarjen me magnitudë ML=3.6 në orën lokale 05:08. Deri në mesditën e datës 14 janë regjistruar 19 ngjarje me magnituda lokale të shtrirjes nga ML=[1.1, 3.6] dhe thellësi nga [0.6,17.3] km. Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik është në gatishmëri për monitorimin e aktivitetit dhe raportimin e tij pranë institucioneve të emergjencave civile. Një paraqitje e shpërndarjes së këtij aktiviteti më i detajuar jepet në faqen zyrtare web të IGJEO ku paraqitet në kohë reale i gjithë aktiviteti sizmik në vend dhe në rajon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *