“Klient i spiunazhit armik”/ Frok Çupi akuza të rënda për Ilir Metën, a do ta padis për shpifje?!

Presidenti Ilir Meta akuzohet si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit por edhe si klient i agjenturave të vendeve armike të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, analisti dhe publicisti, Frrok Çupi ka hedhur akuza të rënda ndaj Metës ku ka theksuar se nevojitet urgjentisht një ligj për dënim ose burg i përjetshëm për spiunët, referuar këtij të fundit.

“Arsyeja tjetër pse nuk ‘ dorëzohet’ Meta, lidhet me rolin  tij si klient i agjencive dhe shteteve të huaja. E shikoni sa spiunë rus dhe iranianë janë kapur në Shqipëri e Kosovë?! Ka më shumë të pa kapur. Një agjente ruse e kapur në Kosovë e ka akoma bashkëshortin këtu në Shqipëri, diku në Gjirin e Lalzit a në Durrës, siç po thonë. E adhuruara e Lavrovit dhe e Putinit u kap së fundmi në Kosovë si agjente.. E ju thoni që Meta të japë mesazhe falimentimi para tyre? Çfarë flasim kështu?! Por përsëri po them: Duhet urgjentisht ligj për dënimin, ndoshta burgim të përjetshëm, për spiunët dhe agjentët që i kanë bërë keq vendit të tyre, d.m.th, vendit tonë”, tha ai.

Kjo akuzë për një individ, i cili ka qenë për 30 vite deputet dhe në postet më të mundshme të larta të shtetit shqiptarë është tejet e rëndë dhe nëse është e vërtetë, tregon se Shqipëria ka qenë në duart e agjencive sekrete të shteteve armike ndaj saj dhe Aleancës Euro-Atlantike.

Nuk është hera e parë që Çupi sulmon ashpër Ilir Metën të cilin në kohë të caktuara e ka pasur “mik”, por kjo akuzë e rëndë kërkon një përgjigje jo politike apo “publicistike”, nga vetë Meta./gazetasot

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *