Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Mbrostar Ferko” në Fier.
Bëhet fjalë për Viktor Cukon, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët dhe kishte një jave që nuk dilte nga banesa. 64-vjeçari jetonte i vetëm ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë vendit.
Policia, shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për të zbardhur rrethanat në të cilat Cuko ka ndërruar jetë.
Ai është gjetur i pajetë në shtratin e vet dhe dyshimet paraprake janë se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Trupi i 64-vjeçarit është transportuar drejt morgut të qytetit.