“Kishte frikë të vinte në Shqipëri”/ Rama ndan historinë e holandezit: Më morën urgjent, mendova se kishte bombë në aeroport

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi.

Në fjalën e tij, Rama ka folur në lidhje me problemin perceptimin që ka bota për tonë, ku të shumtë janë ata të cilët e mendojnë Shqipërinë si një vend jo të sigurt dhe të pa zhvilluar.

Rama ka rrëfyer një histori me një VIP nga Holanda, i cili nuk donte të vinte në Tiranë, sepse ndihej i pasigurt por që në fund rezultoi e pavërtetë kur e vizitoi nga afër vendin.

“Një holandez VIP që erdhi në Tiranë, nuk do e përmend se kush është. Dhe mora një mesazh nga Drejtori i zonës VIP nga aeroporti. Të lutem më merr urgjentisht. Thash mos ka një zjarr apo bombë, apo zjarr katastrofik. Se pse më duhej që të merrja urgjent aeroportin. Ajo më thotë se jemi në një situatë unike. Kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur por nuk do që të vijë aty. Po nuk do të vij se nuk ndihet i sigurt. Po kërkon automjete të blinduara dhe mjete të armatosura. Më pas më thotë se kush ishte ky person. I thash se mund të marrë gardën e Republikës. Ai kërkonte armë të rënda. Pas 45 minutash mora një mesazh që personi në fjalë kishte mbërritur. Ai erdhi dhe më thotë ju detyrohem një ndjesë të thellë, sepse jam njeri që udhëtoj por nuk më ka ndodhur kurrë që të bie në një grackë kaq të madhe me atë që prisja dhe atë që gjeta. Më ka ndodhur në një grackë  të madhe midis asaj që prisja dhe asaj që pashë, më tha. I thashë nuk je i vetmi, të gjithë biem në këtë grackë midis perceptimit të krijuar nga lajmet. Deri ma tani nuk kam parë asnjë grua të mbuluar edhe pse është vend Evropian. I thashë se është tërësisht një vend Evropian”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *