Kievi po përgatitet për dimër pa ngrohje, energji apo ujë/ Zelensky: Rusia do na sulmojë sërish

Rusia po pëson humbje të mëdha në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë dhe po përgatitet për sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike .

Kështu ka deklaruar presidenti Volodimir Zelenski gjatë fjalimit të tij të mbajtur në orët e vona të natës.

“Sulmet shumë të ashpra ruse në rajonin e Donetskut po vazhdojnë. Armiku po pëson humbje serioze atje,” u shpreh ai.

Paralajmërimet për ndërprerjen e energjisë elektrike vijnë pasi kryetari i bashkisë Vitali Klicko u kërkuar banorëve të konsiderojnë gjithçka, përfshirë skenarin më të keq atë në të cilin kryeqyteti mund të mbetet pa energji elektrike dhe ujë. Kievi planifikon që të dislokojë afër 1.000 qendra ngrohëse, por është e paqartë nëse do të jenë të mjaftueshme për 3 milionë banorët e qytetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *