Këto janë pijet që nuk duhet ti konsumoni pas larjes së dhëmbëve

Stomatologët këshillojnë se është mirë që të lani dhëmbët dy herë në ditë për të paktën dy minuta. Në mbrëmje këshillohet larja më e gjatë në mënyrë që fluori nga pasta e dhëmbëve të mund të funksionojë gjatë gjithë natës.

Gjithashtu pas larjes së dhëmbëve dhe pas ekzaminimit dentar duhet të shmangen disa ushqime dhe pije.

‘‘Është e rëndësishme të lani dhëmbët dhe të shmangni disa ushqime, si hudhra, përpara se të shkoni te dentisti. Gjithashtu, para ekzaminimit duhet të shmangni kafen, çajin, pijet e gazuara dhe verën e kuqe, sepse të gjitha ato mund t’ju njollosin dhëmbët,’’ sipas stomatologëve.

Përveç kësaj ata zbuluan se pas ekzaminimit dhe procesit të lustrimit të dhëmbëve, është e nevojshme të shmanget lëngu i portokallit, për shkak të aciditetit të tij, si dhe lëngjet e gazuara.

Megjithatë, theksojnë se larja e dhëmbëve pasi keni pirë lëng portokalli është gabimi më i madh, sepse në këtë mënyrë mund të humbasin minerale të rëndësishme dhe mund të ketë edhe pasoja estetike si humbja e shkëlqimit të dhëmbëve.

‘‘Ka një fazë, kur pini një pije acidike, kjo është ajo që ne e quajmë demineralizimi dhe kjo është faza në të cilën mineralet eliminohen nga dhëmbët. Pas kësaj, pështyma do të çonte në remineralizimin, kthimin e mineraleve në dhëmbë. Por nëse i lani dhëmbët përpara se të ndodhë faza e remineralizimit, do ta shmangni këtë fazë. Prandaj është mirë të prisni gjysmë ore deri në një orë pasi të keni konsumuar ushqime dhe pije acidike dhe më pas të lani dhëmbët”,- shpjegojnë ata.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *