Këshilli Kombëtar mbahet të premten, ja kush janë emrat të cilët do të rëmbejnë disa nga postet kryesore në PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pritet të mbledhë ditën e premte Këshillin Kombëtar.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë në orën 17:00, do të zgjidhen Sekretarët e përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe sekretariati i partisë.

Sakaq, dy janë emrat të cilët aludohen për të “rrëmbyer” postin e nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Ndërsa përflitet se Ivi Kaso do të jetë sekretar ligjor dhe çështje ligjore, si dhe Albana Vokshi kryetare e Lidhjes së Gruas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *