“Kërkon me dhunë partinë”, analisti i njohur: Ja se më ke e ka luftën e vërtetë Berisha, këto janë qëllimet e tij

Analisti i njohur, Ergys Mërtiri pohoi se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të marrë me ngut PD-në për shkak të luftës me amerikanët dhe se Kuvendi që do të zhvillojë PD, nuk bëhet për të bashkuar partinë, por thjesht është një mjet që Berisha të marrë partinë.

Sakaq, analisti shtoi se çdo person që shfaqet përballë Berishës, si Alibeaj në fakt nuk është kundërshtari i tij real, por është SHBA që nuk e pranon si partner.

“Për mua kjo është thjesht një luftë e një personi për të marrë partinë. Kuvendet dhe këto janë thjesht mjetet teknike.  Gjithçka bëhet që Sali Berisha të marrë partinë. Kjo nuk bëhet për të demokratizuar partinë. Nëse ka një konflikt, nuk bëhen zgjedhje, por ulen palët, përcaktojnë kohë më të qetë, zbuten tonet, i lihet kohë  partisë të reflektojë. Duket që Berisha e ka me ngut, nuk ka kohë të presë dhe të bashkojë partinë

Pastaj gjithçka tjetër është strategjia si do të merret. Këtu kemi dy palë, që pretojnë se kanë legjitimitetin. Të bësh zgjedhje pa pritur vendimin e gjykatës, bëhet për ti paraprirë vendimit.  Nuk është luftë e Berishës me ndonjë palë brenda PD. Kjo është një luftë e Berishës me SHBA-të dhe prandaj nxiton.

Deri tani konflikti ishte Basha-Berisha. Basha iku. Konflikti përse nuk u shua? Sepse konflikti është mes Berishës dhe SHBA-ve.

Tani Berisha ka gjetur Alibeajn si pengesë. Edhe po të ikë Alibeaj konflikti është aty, sepse SHBA-të nuk e pranojnë Berishën si partner të tyre. Një PD me Berishën, është PD në izolim nga partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE”, tha Mërtiri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *