Kërkesat që dialogu me Serbinë të zhvendoset në Uashington, Haziri: Biden në Kosovë është Escobar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, gjatë një interviste në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com i ka komentuar kërkesat e politikanëve dhe qytetarëve në Kosovë që dialogu me Serbinë të zhvendoset në Uashington.

Në këtë intervistë, Haziri ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është i përfshirë në dialog pasi e ka caktuar Gabriel Escobar si emisar për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, ekziston koordinim më i fuqishëm i SHBA-së me Bashkimin Evropian dhe se Escobar po vazhdon t’i japë mobilizim këtij bashkëpunimi.

“Ka pasur shumë spekulime dhe kërkesa në Kosovë që dialogu të zhvendoset në Uashington. Por, Biden e ka caktuar emisarin e vet. Biden për Kosovën është Escobar, i cili në dialog ka mbështetjen e plotë me Sekretarin e Shtetit dhe komunikim të rregullt me të dhe me Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur nënkryetari i LDK-së.

“Ky progres i vogël ka filluar t’i frustrojë partnerët tanë edhe pse takimi i fundit është vlerësuar si pozitiv duke krahasuar takimet tjera që kanë qenë dëshpëruese”, ka shtuar ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *