Kërkesa e “spiunes” ruse që u kap në Gramsh: Mos më ekstradoni në Moskë!

Kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të arrestuarën në Shqipëri nën dyshimin për spiunazh, Svetlana Timoveva ka marrë një kthesë të papritur. Burimet bëjnë me dije se e arrestuara, kur është njohur me kërkesën e ekstradimit, ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj.

Në deklaratën e saj ajo thotë se: “Nuk dua, nuk dëshiroj të ekstradohem për në Rusi, pasi Rusia më kërkon në bazë të vendimit të tij gjyqësor, por unë rrezikoj që t’u nënshtrohem dënimeve të tjera për veprime që nuk janë shkelje të ligjit por që ndaj personit tim do të veprohet në këtë mënyrë. Kjo për faktin që unë kam qenë kundër sulmit në Ukrainë. Në lidhje me qëndrimin politik të Putinit mbi luftën në Ukrainë unë kam dalë hapur në rrjetet sociale”.

Svetlana Valerevna Timoveva kur është intervistuar për çështjen e ekstradimit ka shpjeguar motivet se e kundërshtisë së saj për këtë kërkesë të Rusisë: “Nëse unë do të ekstradohem në Rusi, unë do të persekutohem për shkak të bindjeve të mia sociale, politike, përkatësisë kombëtare, respektimit të ndarjes ndërmjet shteteve. Personi im nuk është i sigurt në shtetin rus pasi kërkon të më dënojë për një çështje ku unë jam dëshmitare.”/TCH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *