Kërcet kallashi në Velipojë me 4 humbje jete, turistët marrin valixhet dhe ia mbathin nga ‘sytë këmbët’

Pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi në Velipojë në mesnatë, turistët që po pushonin aty kanë vendosur të largohen. Në një prononcim për mediat, një turist nga Kosova ka treguar tmerrin e përjetuar.

“Katastrofë gjithë natën nuk kam fjetur gjumë. Kemi ardhur për qejf këtu. Gjithë natën duke dëgjuar krisma, kallashi kurrë nuk është ndalur. Kjo është tmerrim. tmerrim.

Po largohemi, ku të rrimë. S’rrihet. Na kemi ardhur për qejf. Ky është tmerr! Kallashi ka kërcitur gjithë natën. Katër vetë thanë kanë vdekur, të plagosur ka pasur, tmerr e mjerim. Jam nga Podujeva e Kosovës”, tha ai, për “ReportTV”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *