Alergjitë ushqimore mund të jenë shqetësuese në rastin më të mirë dhe një rrezik serioz për shëndetin në rastin më të keq. Megjithatë, ka një avantazh për njerëzit që kanë një alergji ushqimore: ata mund të mbrohen më mirë nga Covid-19.
Një studim i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se njerëzit me alergji ushqimore kanë më pak gjasa të infektohen me SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.
Studiuesit zbuluan se ata që kishin një alergji ushqimore kishin një rrezik 50% më të ulët për t’u infektuar me koronavirus sesa ata pa alergji ushqimore.
Dr. Tina Hartert, profesoreshë e mjekësisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt në Nashville, dhe bashkëdrejtuese e hulumtimit, spekulon se një “inflamacion i tipit 2” i cili është karakteristik për gjendjet alergjike, mund të zvogëlojë nivelet e një proteine të njohur si receptori ACE2 në sipërfaqen e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes.
Koronavirusi përdor këtë receptor për të hyrë në qeliza, kështu që mungesa e tij mund të kufizojë aftësinë e virusit për t’i infektuar ato.