Kapiteni i kombëtares “Kuq e zi”, Elesid Hysaj, po kalon një moment shumë të vështirë në ekipin e ri italian të Lacios. Shkak për këtë duket se u bë kënga “Bella Ciao”, që futbollisti përzgjodhi për t’u prezantuar përpara shokëve të ekipit.
Kjo këngë e vjetër partizane italiane, solli një përplasje me tifozët ultras të Lazios, që nuk e pritën mirë duke kaluar në akte ekstreme dhe duke ofenduar kapitenin e Kombëtares shqiptare.
Shokët e skuadrës dhe stafi drejtues po bëjnë gjithçka për t’i qëndruar pranë, të gjithë vrapuan për ta përqafuar pas super golit që realizojë në miqësorë.
Edhe tifozët lacial, sigurisht ata që nuk janë fashistë, e kanë mbështetur shumë këtë periudhë. Një nga personat e parë që Hysaj ka telefonuar pas asaj ngjarje, ka qenë Edy Reja, trajneri i përfaqësueses dhe një person që e njeh shumë mirë Lazion dhe ambientin në kryeqytet, teksa i ka drejtuar bardhekaltërit për 5 vite.
Në një prononcim për mediat italiane, Reja ka zbuluar telefonatën që pati me Hysaj: “Ajo banderolë i bëri shumë keq, po përjeton këtë moment me shumë vështirësi, kjo sepse sapo ka ardhur në skuadrën e re por nga ana tjetër ndihet mirë teksa lexon mesazhet e shumta që i kanë ardhur, edhe gjatë grumbullimit me ekipit ka ndjerë shumë mbështetje.
Ai as që e mendonte të kalonte një situatë të ngjashme. Hysaj nuk ka asnjë lidhje apo angazhim politik. Edhe në përfaqësuesen tonë, kush vjen i ri duhet të këndojë një këngë në shqiptare. Elseid më tha se atë këngë e kishte të njohur duke parë la Casa di Carta”,- u shpreh Edi Reja për Repubblica.
/Priza.al/