Kapja e furgonit me pako nga buxheti i shtetit/ PD: Krim zgjedhor, kandidati të tërhiqet nga gara

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Has, ku djemtë e kandidatit të PS-së janë kapur duke shpërndarë pako të cilat ishin ngarkuar nga magazina e Bashkisë.

Në një deklaratë për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar Akil Kraja tha se në denoncimin e bërë nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Miftar Dauti shihet qartë se si rezervat e shtetit shpërndahen me automjet personal dhe se ky përbën krim zgjedhor.

Sakaq shton se skandali është më i rënë, pasi policia nuk ka kontrolluar mjetin në vendngjarje por sot në mesditë dhe se kanë ndaluar filmimin nga jashtë xhamave të automjetit të pakove me logo zyrtare.

Ndër të tjera, Kraja tha se nga kjo ngjarje shihet se si po shkelet kodi zgjedhore dhe po abuzohet me burimet dhe rezervat shtetërore me qëllim tjetërsimin e votës.

“Në një vend me demokraci, kur familjarët përfshihen në një skandal të tillë, kandidati duhet ti kërkoj falje elektoratit, banorëve e të marrë guximin të distancohet nga veprimet e personave të përfshirë, qofshin edhe fëmijët e tij, dhe të tërhiqet nga gara”, shtoi ai.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon skandalin e ndodhur dje në Has, ku djemtë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Has, janë kapur duke shpërndarë pako nga rezervat e shtetit me qëllime elektorale. Në një video të publikuar nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë Has, Z. Miftar Dauti, shihet qartazi se si ndihmat e rezervave të shtetit transportohen me automjet personal të familjarëve të kandidatit socialist. Ky përbën një krim zgjedhor të padiskutueshëm. Skandali nuk mbetet me kaq. Sipas raportimeve të para, pas denoncimit publik të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti, Policia e Shtetit, rrethon automjetin, rreth orës 21:40, të së hënës, por nuk fillon procedurat e verifikimit deri rreth orës 01:20 minuta të ditës së sotme. Oficerët i mëshojnë faktit se, makina duhet hapur në komisariat, jo aty ku është skena e krimit. Po këta punonjës policie tentojnë të ndalojnë filmimin nga jashtë xhamave të automjetit të pakove me logo zyrtare.

Lind pyetja: Çfarë kërkojnë pakot me stemë të “Republikës së Shqipërisë, Rezervat Materiale të Shtetit” në makinën e djemve të kandidatit të Partisë Socialiste, Has? Ku u morën këto pako dhe çfarë përmbajnë? Përgjigjen mund ta jepnin Policia dhe Prokuroria sikur të mundësohej verifikimi i automjetit. Jo vetëm që automjeti nuk u hap, por u tentua pamundësimi i mediave të filmonin nga jashtë pakot shtetërore në këtë automjet. Qartësisht kemi të bëjmë me një strukturë të organizuar shtetërore në devijimin e votës së 14-Majit?

Kandidati i Partisë Socialiste Has paska deklaruar se pakot me stemën e “Republikës së Shqipërisë” janë pako personale të tij për t’u shpërndarë për Natën e Kadrit te banorët e Hasit. Kjo është haptazi një shkelje e kodit zgjedhor dhe një tentativë banale abuzimi me burimet dhe rezervat shtetërore me qëllim tjetërsimin e votës. Nuk janë vetëm të bijtë që transportojnë në mënyrë abusive pako të rezervave shtetërore, por edhe e bija e kandidatit Mulaj, përgjegjese e Osshee per Hasin, që me gjasme investime ne shtylla, transformatore e kabina elektrike, bën propagandë për të marrë vota, apo presion me faturat e energise elektrike që t’i marrë me zor votat e hasjanëve. Në një vend me demokraci, kur familjarët përfshihen në një skandal të tillë, kandidati duhet ti kërkoj falje elektoratit, banorëve e të marrë guximin të distancohet nga veprimet e personave të përfshirë, qofshin edhe fëmijët e tij, dhe të tërhiqet nga gara. Hasjanëve u bëjmë thirrje: këta që i trembin sot me fatura dhe i ndjekin me thasë në shpinë për tu tjetërsuar votën, tua tregojnë vendin më 14 maj.

Ndryshimi në duart tuaja!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *