Kaos në seancë/ Bardhi përjashtohet, deputetët i bien bilbilit e godasin tavolinat; mazhoranca miraton projektligjet

Në seancën e sotme parlamentare kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hedhur për votim ndërprerjen e diskutimeve, i cili u miratua. Seanca plenare kaloi me prezantimin e projektligjeve, por deputetët e opozitës kanë krijuar rrëmujë. Ministrat kanë prezantuar shkurtimisht projektligjet e tyre.

Sakaq, si pasojë e bllokimit të foltores, deputeti opozitar Gazment Bardhi është përjashtuar nga Kuvendi.

Kryetarja Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendje deputetit të PD-së Bledion Nallbatit, pasi ky i fundit i ka rënë bilbilit gjatë seancës plenare. Edhe Gazment Bardhi dhe Sajmir Korreshi bënë zhurmë duke i rënë bilbilit. Deputetët e Partisë Demokratike kanë goditur tavolinat me grushte dhe bidona uji.

Megjithatë deputetët e mazhorancës kanë vijuar miratimin e projektligjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *