Kanosi me armë bashkëfshatarin, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën.

Në pranga ka rënë Arbën Stafa i cili pas konfliktit për motive pronësie me 58 vjeçarin N.H, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë.

Policia ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërsa në cilësinë e proës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”.  Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.

Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja.  Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.

Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *