Kandidati për president/ Majko i përgjigjet Bylykbashit: Bajram Begaj i ka kaluar të gjitha filtrat

Deputeti, Pandeli Majko ju  përgjigj Oerd Bylykbashit në lidhje me pretendimet që ai kishte për kandidaturën e Bajram Begajt,  si president i vendit.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, Majko tha se Begaj i ka kaluar të gjitha filtrat pasi ka mbajtur postin e shefit të shtabit te pergjithshem të Forcave të Armatosura.

“E kuptoj që ka pak tension. Ju falenderoj si përfaqësues i opozitës. Po flasim për një kandidaturë, për një njeri që deri para pak orëve ka mbajtur postin e shefit të shtabit të përgjithshem të FA. Duhet të kalosh disa filtra për të qenë i tillë. Shqipëria është pjesë e Natos dhe ai që vendoset shef ka një investigim edhe nga partnerët. Mendoj që janë shumë të njohura ato që për dikë tjeter janë të panjohura. Kemi të bëjmë më një figurë që ka kaluar të gjitha filtrat. Ju siguroj që Presidenti aktual nuk është dashamirë i mazhorancës”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *