Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur ditën e sotme kryesinë. Ata do të diskutojnë lidhur me finalizimin e kandidatëve të bashkive për zgjedhjet e 14 majit.
Në orën 14:00, Alibeaj do të mbledhë edhe grupin parlamentar për të diskutuar për njëjtën temë.
Disa deputetë që mbështesin idenë e daljes vetëm një listë për Këshillin Bashkiak dhe ka një grup tjetër që mbështet idenë e daljes me 61 kandidatë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar.