“Kandidat më vete edhe për Tiranën” Alibeaj: Jemi të bindur se kujt i përket vula

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar takime me degët 2 dhe 4 të bluve në kryeqytet. Ai ka folur rreth zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën brenda kampit demokrat.

Alibeaj i bëri thirrje kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës ta njohë vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit, më datë 3 mars, lidhur me çështjen e vulës.

“Më 3 mars flet ligji dhe ne jemi t bindur se kujt i përket e drejta e vulës dhe siglës. Unë palës tjetër i them që të respektojë vendimin dhe këtë gjë do bëj edhe unë”,

Revolucioni i vërtetë nuk orkestrohet nga lart, besimi duhet të lindë nga njerëzit, duket të ndodhë në mendjen e çdo shqiptari, pa dallim orientimi, të majtë apo të djathtë. Njerëzit mblidhen në mënyrë spontane, jo me orkestrim politik që nuk sjell asnjë gjë të re. Edi Rama nuk Ikën po i the ik” – tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj u shpreh se ‘grupimi’ i tij do të nxjerrë një kandidat përballë Erion Veliajt e Belind Këlliçit për bashkinë e Tiranës, por pa bërë të ditur emra.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj tha se Partia Demokratike nuk mund të shndërrohet në një forcë armike me perëndimin pasi ka detyrime të mëdha ndaj tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *