Ka dhe kështu/ Burrin nga Saranda e gjen belaja, 47-vjeçarja i futet në banesë dhe nuk i “shqitet “

Një qytetar i Sarandës ka kërkuar ndihmën e policisë, duke e kallëzuar në komisariat shtetasen me iniciale M.D., pasi sipas tij  kjo e fundit po qëndron në banesë kundër vullnetit të tij.

Sakaq, ende nuk bëhet me dije motivi në lidhje me këtë konflikt.

Njoftim i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen:

D., 47 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprën penale “Dhunimi i banesës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. P., banues në lagjen nr.1, Sarandë, se 47-vjeçarja ka hyrë dhe qëndron në banesën, në pronësi të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *