Paul Pogba mbetet në mesin e futbollistëve juventin që nuk janë në dispozicionin e Allegri-t. Me zero ndeshje zyrtare të luajtura në sezonin 2022/23, klubi i Juventusit ka nisur të vlerësojë një strategji afatmesme për mesfushorin francez, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026 për rreth 10 milionë euro sezon.
Sipas Daily Mail, që e konsideron të pamundur uljen e rrogës nga lojtari, mes hipotezave në tryezën e drejtuesve të Juventusit është edhe ndërprerja e kontratës, me Pogba që mund të provojë një aventurë të re në MLS.
Një zgjidhje drastike për një lojtar të regjistruar që rëndon shumë mbi pagat e një klubi e që ka sfida të ndryshme përpara të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e strategjisë ekonomike të të gjithë strukturës.
Tani është shumë herët për të bërë parashikime, por nëse gjendja fizike nuk jep siguri dhe duke pasur parasysh vështirësinë në shitjen e Pogbas (duke marrë parasysh dëmtimet historike dhe pagën e tij), atëherë zgjidhja mund të jetë ndërpreja e kontratës.