Jo vetëm përmbytje, bie dëbora e parë në qarkun e Shkodrës

Gjatë mbrëmjes së djeshme është regjistruar bora e parë në Vermosh dhe Theth. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje mjeteve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të motit të keq. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, e cila ka bllokuar këtë rrugë.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative, sipas ARRSH.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

ARRSH i ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *