Jeni të varur nga kafeja? Ja 3 përfitime shëndetësore nëse e konsumoni rregullisht…

Duhet të keni dëgjuar njerëz që thonë se kafeja nuk është aspak e mirë për shëndetin dhe se duhet të ndaloni së piri shumë. Ndërsa kanë të drejtë deri diku, duhet të shikoni anët e mira të konsumimit të kafesë. Ne ju njohim me 3 përfitimet shëndetësore të konsumimit të kafesë të vërtetuara shkencërisht.

1)Ju jep më shumë energji

Të gjithë e dinë se kafeja është një nxitës i shkëlqyer i energjisë dhe një pije për netët e gjata. Një studim i vitit 2018 tregoi se të pini kafe, në të vërtetë ju jep më shumë energji gjatë ditës për aktivitete fizike.

Sipas studimit, femrat që pinë një ose dy filxhanë kafe rregullisht, kanë më shumë gjasa të arrijnë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik ditor sesa ato që nuk konsumojnë kafe. Pra, nëse ndiheni sikur trupi juaj nuk ka qenë aktiv për disa kohë ose ndiheni i lodhur, filloni të pini kafe!

2) Përmirëson zemrën

Ndërsa çështjet e zemrës mund të jenë të komplikuara, një filxhan i nxehtë me kafe çdo ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së zemrës suaj. Sipas hulumtimeve, ata që pinë dy deri në tre filxhanë kafe në rutinën e përditshme kanë më pak gjasa t’u zhvillohen sëmundje të zemrës sesa ata që nuk pinë kafe. Gjithashtu, një studim i fundit konfimoi se konsumimi i kafes mund të zvogëlojë rrezikun e infraktit në zemër.

3) Redukton rrezikun e diabetit të tipit 2

Një ndër arsyet më të mira për ta pirë kafen është se zvogëlon mundësinë e zhvillimit të diabetit të tipit 2. Diabeti i tipit 2 është një sëmundje kronike që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas një rishikimi të studimeve të shumta, është gjetur se njerëzit që pinë kafe çdo ditë kanë më pak gjasa të kenë diabetin e tipit 2. Kjo është për shkak të faktit se kafeja është në gjendje të ruajë funksionet e qelizave beta në pankreasin tuaj. Këto janë përgjegjëse për prodhimin e insulinës, një element për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.

Këto janë disa nga përfitimet unike shëndetësore të konsumimit të kafesë çdo ditë. Megjithatë, vlen të përmendet se konsumimi i tepërt i kafesë mund të jetë një rrezik për shëndetin pasi mund të shkaktojë ankth të tepërt, pagjumësi dhe probleme me tretjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *