Jeni fansa të tatuazheve minimaliste? Ja 5 gabime që nuk duhet t’i bëni kurrë

Tatuazhet e vogla, minimaliste, janë të lezetshme por kur bëhen siç duhet ose të paktën si i kishit parashikuar ju në mendje. Ekspertët e tatuazheve thonë se simbolet e vogla kanë sekretet e tyre për të dalë perfekt, prandaj njerëzit duhet të shmangin disa gabime.

1.Dëgjoje me kujdes ekspertin tënd të tatuazheve për t’u siguruar që s’është shumë i vogël

Boja e tatuazhit zbehet me kalimin e kohës dhe përhapet në lëkurë, prandaj nëse tatuazhi juaj është më shumë se i vogël, ka gjasa të mos duket më fare. E mira është të dëgjoni sugjerimet e atyre që dinë dhe kanë eksperimentuar më shumë.

2.Bëni mirë të shkoni diku ku janë të specializuar për tatuazhe të vegjël

Shumë njerëz mendojnë se një tatuazh i vogël mund të bëhet prej të gjithëve, por në fakt jo. Duhet dikush shumë i kujdesshëm në detaje për ta realizuar si duhet. Jo të gjithë mund të nxjerrin diçka fine, të pastër dhe të japin idenë përmes çdo simboli. Eksperienca është çelësi.

3.Tatuazhet e vogla s’duhet të kenë shumë detaje

Patjetër që mund të shtohen, por ka një limit tek sasia e tyre. Bëni një kompromis mes dizajnit dhe madhësisë.

4.Kërkojini tatuazhistit tuaj t’ju tregojë foto të tatuazheve, por jo ato të sapopërfunduara

Hidhini një sy fotove që janë në rrjetet sociale të studios ku do të bëni tatuazhin. Mos shihni fotot ku duken tatuazhet e sapo bëra, pasi lëkura e skuqur dhe e acaruar mund t’ju konfuzojë.

5.Mendojeni mirë vendin ku e do të bëni tatuazhin

Duke gjetur vendin e saktë në trup, tatuazhi juaj i vogël mund të rezistojë shumë gjatë dhe të duket edhe më bukur. Ekspertët nuk sugjerojnë bicepsin apo shpinën për tatuazhet e vogla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *