Java e Modës në Paris/ Dorezat me prezervativë trendi më i ri

Java e Modës në Paris nisi më 26 shtator, ku marka e veshjeve ujore Botter shfaqi një linjë të re më 28 shtator pasi debutoi një aksesor të papritur në pistën e saj: dorezat e prezervativëve.

Modelet u ngjitën në pasarelë me veshje ngjyrë blu, ku duart e tyre ishin të mbështjella me prezervativë të mbushura me ujë.

Stilisti Rushemy Botter, i cili krijoi koleksionin e ri me Lisi Herrebrugh, deklaroi për Vogue se vizioni i tyre ishte “të sillnin pamjet e ujit në pasarelë”

“Pyetja jonë ishte se si mund të bashkëpunojmë me natyrën dhe jo me një markë tjetër mode. Kjo është diçka që ne jemi përpjekur ta hulumtojmë më thellë në çdo sezon”, tha Botter.

Modelet e Botter dhe Herrebrugh nuk ishin vetëm të frymëzuara nga ngjyra blu, por nga veshjet që ishin të bëra nga materiali leshterik.

Herrebrugh tha për Vogue: “Është një pikënisje se si ne mund të inkorporojmë materiale të reja në koleksion”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *