Iu kërkoi lekët e shezlongut, dy pushuesit bëjnë për spital kamerierin

Një konflikt  ka ndodhur  mbrëmjen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë.

Një kamerier, i cili njëkohësisht mblidhte edhe lekët e shezlongëve, është konfliktuar me dy djem pushues, pasi iu kërkoi këtyre të fundit lekët e shezlongut.

Konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike e për pasojë ka mbetur i dëmtuar kamerieri. I riu u dërgua në spitalin e Lezhës, ku pas marrjes se mjekimi, është marrë në komisariatin e policisë, ku dhe po jep deponimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *