Italiani godet me thikë në qafë shqiptarin, 38 vjeçari në gjendje të rëndë për jetën!

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Itali ku një shqiptar është plagosur dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Bëhet me dije nga mediat italiane se oasditen e së shtunës, në qendrën historike të Ravenës, një 38-vjeçar shqiptar dhe një italian janë futur në një bar të në sheshin ‘Baraça’, ku edhe kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.

Teksa të dy ishin duke dalë nga lokali papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë, duke u larguar më pas me vrap.

E shpejtë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe auto ambulancës në vendin e ngjarjes, duke e transportuar shqiptarin në gjendje të rëndë për jetën. Bëhet me dije se autoritetet policore kanë nisur kërkimet për autorin teksa janë duket hetur agjithashtu shkaqet e kësaj ngjarjeje.

    

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *